Please enter at least 3 characters.

Cerrone u dërgua në spital pas humbjes nga McGregor

2020/01/McGregord-Cerrone-3.jpg
244:"LAS VEGAS, NEVADA - JANUARY 18: Conor McGregor lands a kick to the face of Donald Cerrone in the first round in a welterweight bout during UFC246 at T-Mobile Arena on January 18, 2020 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Steve Marcus/Getty Images)
12:"Getty Images

Conor McGregor mposhti Donald Cerronen përmes një nokauti pas vetëm 40 sekondave në ngjarjen kryesore të UFC 246 të shtunën në Nevada.

Luftëtari irlandez u rikthye në UFC më i fortë së kurrë pas 15 muajve jashtë kafazit, pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov.

McGregor u tregua ‘vrasës’ për amerikanin Cerrone, të cilin e mposhti brenda raundit të parë për vetëm 40 sekonda.

Pas përleshjes, Ariel Helwani nga mediumi i njohur ESPN njoftoi se Cerrone ishte dërguar në një spital lokal pas meçit.

Cerrone foli me komentatorin e UFC, Joe Rogan, në Octagon pas ndeshjes dhe tha se ai ishte "në rregull", pavarësisht se vuante nga gjakderdhja në hundë.

McGregor ishte i papërmbajtshëm (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Andreas Hale i Sporting News njoftoi se Cerrone nuk do të marrë pjesë në konferencën për shtyp pas luftës për të marrë trajtim mjekësor.

McGregor dominoi luftën nga fillimi deri në fund.

Sipas matësve, McGregor thuhet se dha 19 goditje të rëndësishme në vetëm 40 sekonda. /Telegrafi/