Please enter at least 3 characters.

Capital T sjell në treg këngën e paralajmëruar “Braziliane”

2020/08/capital-t-1.png

Ai është ndër rep-artistët më të pëlqyer e të komentuar nga estrada shqiptare.

Bëhet fjalë për Capital T, i cili kohëve të fundit përpos postimeve nga jeta e tij, është aktiv edhe me projekte muzikore.

Gjatë ditës së sotme (e shtune), ai ka paralajmëruar këngën “Braziliane”, të cilën tashme e ka lansuar në të gjitha platformat digjitale.

Për instrumentalin e saj është përkujdesur producenti Bo Beatz, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë reperi.

Edhe ana vizuale duket mjaft e përmbushur, ku shihen vazja të shumta duke kërcyer, e për të gjithë këtë është përkujdesur Sekuence Studios.

Menjëherë pas publikimit, Capital T ka marrë komente pozitive dhe mbështetje nga fansat. /Telegrafi/