Cameron Diaz dhe Benji Madden bëhen prindër për herë të tretë, mirëpresin djalin Nautas
04/05/2026
Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj Benji Madden kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, një djalë me emrin Nautas.
Lajmi u bë publik përmes një postimi në Instagram nga Madden, i cili u shpreh se familja ndihet e lumtur dhe e bekuar për ardhjen e vogëlushit.
Çifti theksoi se fëmijët e tyre janë të shëndetshëm dhe se po shijojnë këtë periudhë në privatësi, shkruan CNN.
Diaz dhe Madden janë të martuar që nga viti 2015 dhe tashmë janë prindër të tre fëmijëve, duke vazhduar ta mbajnë jetën familjare larg vëmendjes publike. /Telegrafi/


