Burgjet boshe të Holandës, “shtëpi” për refugjatët (Foto)
22/05/2016
Në një ndërmarrjeje interesante për ripërdorim dhe riciklim, një agjenci shtetërore në Holandë i ka hapur dyert e burgjeve të boshatisura të shtetit për të mirëpritur azilkërkuesit e shumtë në kohën e fluksit më të madh ndonjëherë të migrimit.
Meqë shkalla e krimit dhe numri i popullatës së burgosur të shtetit kanë shënuar rënie drastike gjatë viteve të fundit, me dhjetëra qendra korrektuese janë mbyllur përgjithmonë, shkruan “National Geographic”, transmeton “Koha Ditore”.
Fotografi Muhammed Muheisen, fitues i dyfishtë i çmimit “Pulitzer” dhe fotografi kryesor i Associated Press për Lindje të Mesme, ia ka kushtuar dy vjet të jetës së tij fotografimit të krizës së refugjatëve, ndërsa njerëzit kalojnë prej një kontinenti në tjetrin.


