Please enter at least 3 characters.

“Buffon më i miri në histori”

2016/01/ldquo-buffon-m-euml-i-miri-n-euml-histori-rdquo_hd.jpg

Legjenda italiane ka zhvilluar hiç më pak se 700 ndeshje me Parman dhe Juventusin dhe 150 tjera me Italinë.

Në karrierën e tij, italiani ka fituar gjashtë Scudetto, dy Kupa të Italisë, një UEFA Kupë dhe më të rëndësishmen, Kupën e Botës.

“Buffon është portieri më i mirë i të gjitha kohërave”, ka thënë Trezeguet për Tuttosport.

“Nuk shoh dikë që i afrohet Buffonit në këto 20 vitet e fundit. Prej kohës sa ishte te Parma, ai ka të njëjtin nivel. Ai është gjithmonë deciziv dhe fantastik”, ka shtuar francezi.

Trezeguet do të veshë fanellën e Juventusit përsëri në një ndeshje bamirësie, ku legjendat e bardhezi do të përballen me ata të Boca Juniors. /Telegrafi/