Bregu: Bashkëpunimi rajonal funksionoi edhe pse disa herë nën stres
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në përmbledhje të aktiviteteve te organizatës gjatë vitit 2019 dhe të planeve për të ardhmen e afërt, ka thënë se "Kemi arritur në fund të vitit 2019 dhe ky është një moment i mirë për të bërë një përmbledhje të aktiviteteve që ka kryer Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) gjatë këtij viti dhe të planeve që kemi për vitin e ardhshëm".
Kjo është deklarata e Sekretares së Përgjithshme të RCC-së, znj. Majlinda Bregu:
“E fillova mandatin tim një vit më parë pa optimizëm të tepruar, por me besim dhe gati për t’iu bërë ballë vështirësive, duke e ditur që ky do të ishte një mision jo i lehtë mes rrymave të rrëmbyeshme ekonomike, sociale dhe politike, -besimplotë gjithashtu që “interesi ynë i përbashkët qëndron përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë”Në fund të këtij viti, kam disa ndjesi.Jam e kënaqur që gjatë vitit që po lëmë pas, bashkëpunimi rajonal funksionoi, edhe pse nen stres.Arritëm që të gjashta ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të nënshkruanin një marrëveshje të re për “roaming”,”Fol si n’shpi” duke ulur cmimet e deri në 90% e duke hapur rrugën për një Ballkan me Zero tarifë roaming në 2021.Në qendër të vëmendjes vendosëm potencialin e mrekullueshëm që kanë gratë e rajonit. Sa shumë dashuri e kujdes tregojnë ato për të kapërcyer hallet e vështirësitë! Janë historitë e tyre që na bëjnë të gjithave jo vetem më të forta, por edhe kokëforta që “WE” të vazhdojë me projekte konkrete për fuqizimin ekonomik të tyre në të gjithë rajonin.Mos u habisni, por rikthimi i grave në tregun e punës dhe fuqizimi ekonomik i tyre janë celësi për zhbllokimin e potencialit ekonomik të rajonit.Vitin që vjen RCC dhe UNDP do të nise projektin për të nxituar gratë e vajzat e reja të studiojnë e punojnë më shumë në teknologji, shkenca ekzakte inxhinjeri e informatikë psh.Jam e sigurtë që rrezja e dritës që do të depërtojë hijet e reve e që do ta pajtojë rajonin, është rinia.2020-n do ta nisim me një qasje rajonale për të mbështetur idetë inovative e kreative të të rinjve, -start up. Lidhja e fuqizimi i të rinjve përmes modeleve të bzinesit që koha imponon sot, do të sfidojë normat e ndasistë, duke sjellë shpresoj një model të ri, konkurrues, të mençur, mbi zhvillimin e kapaciteteve dhe promovimin e aftësive të të rinjve.Bashkë me World Economic Forum në një bashkëpunim superambicioz, për herë të parë do të ngremë Acceleratorin për biznesin e konkurrueshmërinë në Ballkan!Të gjithë jemi të shqetësuar për kërcënimet hibride të sigurisë që i kanosen Ballkanit Perëndimor: që nga terrorizmi e deri tek siguria kibernetike dhe keqinformimi. Vitin e ardhshëm, platforma më ambicioze e sigurisë në Europën Juglindore, IISG, i bashkohet RCC. Idea që ata që i vënë pritë shpresës ,do të kenë më pak mundësi se ç’mendojnë, që të prodhojnë e mbajnë gjallë narrativën e konfliktit e pasigurisë që na kthen pas në kohë, na motivon edhe më shumë.Nuk do të hamendësoj se ç’do të ndodhë me celjen e negociatave të anetarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me liberalizimin e vizave me Kosovën, etj.Shpresoj që në marrjen e këtyre vendimeve të mbizotërojë kthjelltësia. Plotësimi i Europës me Ballkanin Perëndimor është detyrë dhe jo nder apo favor!Kjo është situata tani për tani. Rrugëtimi ynë në 2020-n do të na sjellë shumëllojshmëri detyrash: fuqizimin e zonës rajonale ekonomike,(REA), marrëveshja për Green Deal, siguria, kapitali njerëzor, çështjet e Romëve, promovimi i turizmit, start-up-et, fuqizimi i grave dhe i vajzave etj.Të gjitha këto me besimin se do ia dalim të komunikojmë qartë vlerën e ndërsjellë të të qënit bashkë!Edhe një gjë tjetër! Vjet lutesha që të gjeja një ekip në RCC, të gatshëm të vazhdonte ta përqafonte ndryshimin.Sot them e sigurt, jam me shumë fat që e kam një të tillë!Familjes tonë të madhe të RCC, kolegëve tanë europianë, 46 vendeve anëtare të RCC, partnerëve ndërkombëtarë, të gjithëve ju uroj: një Vit të Ri të mbarë e tejet të suksesshëm!Uroj që të gjithë së bashku të gëzojmë shëndet e qartësi për të përballuar sfidatGëzuar!", përfundon deklarata e Bregut. /Telegrafi/


