Please enter at least 3 characters.

Brad Pitt i përgjigjet pyetjes rreth ribashkimit me Jennifer Aniston

2019/05/Brad-pitt-e1557342279321.jpg
239:"LOS ANGELES - SEPTEMBER 19: Actress Jennifer Aniston and Actor/husband Brad Pitt attend the 56th Annual Primetime Emmy Awards on September 19, 2004 at the Shrine Auditorium, in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë divorcuar që nga viti 2005. Por, kjo nuk ka ndaluar magjepsjen e publikut për t'i parë sërish bashkë.Entertainment Tonight ndau një video të Pitt, ku është pyetur nga një fotograf për një rikthim të mundshëm mes tyre.

"Duhet t'ju pyes, të gjithë duan të dinë, a jeni ju dhe Jen duke u ribashkuar?", i tha ai Pittit.  "Oh zot, seriozisht?", iu përgjigj Pitt.

Jennifer Aniston dhe Bradd Pirt (Foto: Getty Images/ Guliver)

Gjithçka ka rinisur të spekulohet qëkur Pitt mori pjesë në ditëlindjen e Anistonit në shkurt.

Theksojmë se aktori dhe Angelina Jolie janë shkurorëzuar, mirëpo ata vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje lidhur me kujdestarinë për gjashtë fëmijët e tyre.

Dokumentet e gjykatës të paraqitura në kohën e ndarjes së tyre treguan çiftin e ndarë më 15 shtator 2016, dy vjet dhe një muaj pasi u martuan në gusht 2014 pas një lidhjeje gati një dekade.

Aniston u nda me aktorin Justin Theroux vitin e kaluar pas më shumë se dy vjet martesë. /Telegrafi/