Botërori "Katar 2022" ndryshon orarin e ligave evropiane
Mirëpo caktimi i botërorit në këtë periudhë do të prekë kalendarin futbollistik të të gjitha federatave veçanërisht në Evropë për dy sezone radhazi. Kampionatet elitare evropiane, ku luan pjesa më e madhe e futbollistëve pjesëmarrës në Botëror, duhet ta nisin sezonin 2022-2023 të paktën një muaj më herët, pra që në mes të korrikut, ndërsa sezoni paraardhës duhet të përfundojë rreth një muaj më herët.
Po kështu do të ndryshojë edhe kalendari i ndeshjeve të UEFA Champions Leage, me fazën e grupeve që do të nisë që në muajin gusht, ndërsa pjesa e mbetur e kësaj faze të vijojë edhe pas festave të fundvitit, pa bërë pushim gjatë janarit dhe fillimit të shkurtit.
Për sa i përket Kupës së Botës, grumbullimi i kombëtareve do të nisë që në fillim të nëntorit, ndërsa turneu do të luhet nga data 19 nëntor deri më 23 dhjetor. /Telegrafi/


