Bora zbardh Malin e Gramozit, Rama publikon fotot e aktiviteteve malore
03/12/2024
Dëbora e parë ka sjellë nisjen e aktiviteteve malore në Malin e Gramozit në Kolonjë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook foto të eksploruesve në malin me dëborë.
“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga Maja e Malit të Gramozit në Kolonjë ku dëbora e parë ka sjellë edhe nisjen e aktiviteteve malore, gjithmonë nën shoqërimin e udhërrëfyesve të certifikuar, për të vazhduar një sezon të mbarë turistik dimëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /Telegrafi/


