Please enter at least 3 characters.

BMW lanson shtatë makina në panairin e Frankfurtit, përfshirë edhe modelin e garave M8 (Foto)

2017/09/BMW-lanson-shtatë-makina-në-panairin-e-Frankfurtit-perfshire-edhe-modelin-e-garave-M8-foto.jpg

Frankfurt Motor Show që zhvillohet në Gjermani, është shumë i rëndësishëm për prodhuesit vendas, të cilët garojnë mes vete për makinat më të mira.

Në mënyrë që të që të jetë e para në tregun vendas, BMW ka zgjedhur këtë panair që të lansojë shtatë vetura, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit kanë mundësi të shohin BMW 8 Series tërësisht të ri, modelin Z5, M5, 7 Series Edition 40 Jahre, i3 të ripërpunuar, si dhe një SUV të paemëruar.

Por, ndër befasitë kryesore do të jetë makina e garave, që është e para nga linja e prodhimit M8.

Deri më tani dihet se do t’i ketë 500 kuajfuqi, por nuk është bërë i ditur asnjë detaj. /Telegrafi/