Blero e xhiron klipin e ri në Turqi
Blero ka zbuluar se ai së shpejti do të vijë me një videoklip të ri, të cilin do ta xhirojë në Turqi.
Kënga, e cila tashmë është e përfunduar, do të jetë bashkëpunim me Onatin. Këtë e ka zbuluar vetë Blero gjatë një interviste për Express në KTV.
“Kënga ka përfunduar, ndërsa xhirimet e vidoklipit do të nisin nesër. Bashkë me produksionin “Asha”, kemi zgjedhur që këtë videoklip ta realizojmë në Turqi. Nesër do të udhëtojmë për atje dhe do të qëndrojmë 3 ditë,” është shprehur Blero.
Ndërkohë Blero ka qartësuar edhe bashkëpunimin me Afërdita Dreshaj, me të cilën në fakt nuk sjell ndonjë duet, por se bukuroshja realizon këngën në studion e tij, “Elephant”.
“Bashkëpunimi im i vetëm këtë verë do të jetë me Onatin, ndërsa Afërdita është kliente e studios “Elephant”. Ajo është një kolege dhe mike e imja, për të cilën kam shumë respekt dhe mund të them që diçka e veçantë po vjen nga ajo”, ka shtuar ai. /Telegrafi/


