Please enter at least 3 characters.

Blend Baftiu, “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës  

2022/02/Blend-Baftiu.jpg

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 21-të në BKT Superligën e Kosovës është shpallur futbollisti nga radhët e Ballkanit, Blend Baftiu

Mesfushori me tipare sulmuese i portokallezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren bindëse që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Ulpianës, me rezultat 3:0.

Ai shënoi një gol dhe asistoi në golin tjetër, derisa tregoi formë të mirë gjatë tërë ndeshjes, duke e ndihmuar Ballkanin që ta realizojë fitoren e 12-të në këtë edicion.

Kjo fitore ia ka mundësuar njëherësh Ballkanit që ta ruajë pozitën e parë në renditje në BKT Superligës së Kosovës me 42 pikë.

Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e talentuar të Ballkanit, Blend Baftiu e ndau Fisnik Morina, menaxher i degës së BKT-së në Fushë Kosovë.