Blej mirë dhe lirë në MiniSo, brendin e njohur që vjen ekskluzivisht në Gorenje Department Store
11/10/2019
Synimi jonë kryesor është gjithmonë të blejmë mirë dhe të blejmë lirë.
Kjo zakonisht vështirë arrihet, por në Gorenje Department Store është mjaft e lehtë, pasi shumë shpejt aty do të mund të gjeni produktet e brendit të njohur botëror MINISO.
Misioni i MINISO në gjithë botën ka qenë që gjithmonë të sjell produkte tejet kualitative me një çmim të ulët, pasi synimi i kompanisë ka qenë që të punojë në zhvillimin e artikujve të cilët lehtësojnë përditshmërinë dhe çdokush e gjen veten në artikuj që ofrohen. MINISO është promovues botëror i “produkteve intelegjente për konsumator” të cilat plotësojnë nevojat dhe dëshirat e klientëve.
MiniSo përfshin proukte të ndryshme për shtëpi si kozmetike, aksesorë, elektronikë, lodra e shumë të tjera.


