Please enter at least 3 characters.

Bilall Kasami pastron borën në Tetovë

2022/01/272303040_471853474310637_6206481740365006956_n.jpg
19:"Reiner B. Binkowski

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mbrëmjen e djeshme bashkërisht me punëtorët e ndërmarrjes komunale ka pastruar rrugët e qytetit nga bora dhe ngricat.

Sipas fotografive të publikuara, Kasami shihet bashkë ne drejtorin e NP Tetova, Nresdin Fetai me lopata në duar duke pastruar trotuaret nga bora.

“Përderisa të gjithë në këto temperatura të ulëta janë nëpër shtëpitë e tyre, ata, heronjtë e qytetit kujdesen për hapësirat publike. Sonte bashkë me ta pastruam trotuaret nga bora dhe ngricat e krijuara nga temperaturat e ulëta. Siguria dhe lëvizja e lirë e qytetarëve është detyrë e jona. Me punonjësit dhe me qytetarët!”, shprehet Kasami.

Kujtojmë se kryetari Kasami para dy ditëve punonjësve të Higjienës komunale u premoti uniforma dhe pajisje të reja për punë, paga më të larta dhe kushte më të mira për punë./Telegrafi/