Please enter at least 3 characters.

Bie numri i luftëtarëve të huaj në ISIS

2016/04/Lufteraret.jpg

Numri i luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri ka rënë gjatë vitit të kaluar dhe shumë, tha sot një gjeneral amerikan.

Gjeneral majori Peter Gersten u tha gazetarëve në Pentagon se kur ai mbërriti në Bagdad rreth një vit më parë, çdo muaj rreth 1500 deri në 2000 luftëtarë të huaj i janë bashkuar radhëve të grupit të Shtetit Islamik.

"Tani që ne kemi luftuar këtë armik për një vit, vlerësimet tona tregojnë se shifrat kanë rënë në 200 (luftëtarë të huaj ), në muaj, dhe shohim një rritje në braktisjen së këtyre luftëtarëve", tha Gersten.