Please enter at least 3 characters.

Biden: A kanë ndryshuar Talebanët? Jo

2021/08/1427929195611e541898852676116415_v4_big.jpg

Talebanët duhet të vendosin nëse duan të njihen nga bashkësia ndërkombëtare, tha presidenti amerikan, Joe Biden.

Ai theksoi se nuk mendonte se grupi kishte ndryshuar bindjet themelore.

I pyetur nëse mendon se Talebanët kanë ndryshuar, Biden i tha ABC News, "Jo".

"Unë mendoj se ata po kalojnë një lloj krize ekzistenciale: A duan që komuniteti ndërkombëtar t'i njohë ata si një qeveri legjitime? Nuk jam i sigurt që ata e duan këtë", tha Biden.

Ai shtoi se atij i duket se grupi është më i përkushtuar ndaj bindjeve të tyre.

Biden tha gjithashtu se ai do të aplikonte presion ekonomik dhe diplomatik, dhe jo forcë ushtarake, në mënyrë që të siguronte të drejtat e grave. /Telegrafi/