Beyonce dëshiron të krijojë zhanrin e saj
19/11/2010
Këngëtarja e hitit “Single Ladies (Put A Ring On It)” aktualisht është duke punuar në albumin e ri, ndërsa planifikon që me këtë album të krijojë një zhanër krejtësisht të ri muzikor.
“Më pëlqen të vallëzoj, më pëlqen të këndoj, ndërsa njëherit jam në studio duke shkruar këngë dhe duke bërë produksione”.
“Po përdor shumë instrumente në këngët e reja për të tentuar të ndryshoj tingullin dhe të bëj zhanrin tim muzikor”, ka thënë Beyonce për Entertainment Tonight. /Telegrafi/


