Please enter at least 3 characters.

Benzema largohet nga Al-Hilal, francezi bëhet lojtar i lirë

Al-Hilal ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me Karim Benzeman për ndërprerjen e kontratës së sulmuesit francez.

38-vjeçari francez largohet nga klubi saudit vetëm gjashtë muaj pas transferimit të tij, duke mbetur tashmë lojtar i lirë dhe pa kontratë.

Benzema pritet të vendosë së shpejti për të ardhmen e tij, ndërsa në tavolinë ka dy opsione kryesore: të varë këpucët në gozhdë ose të vazhdojë karrierën në një tjetër klub të Arabisë Saudite.

Sipas gazetarit të njohur të afateve kalimtare, Fabrizio Romano, një rikthim i Benzemas në futbollin evropian është përjashtuar plotësisht.

Ish-fituesi i Topit të Artë e kaloi pjesën më të madhe dhe më të suksesshme të karrierës te Real Madridi, ku shënoi 354 gola, fitoi pesë trofe të Ligës së Kampionëve dhe në vitin 2022 u shpall fitues i Topit të Artë.

Largimi i Benzemas nga Al-Hilal vjen në të njëjtën kohë me afrimin e sulmuesit anglez Ollie Watkins, të cilin klubi saudit e ka siguruar si përforcim për repartin ofensiv.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Benzema do të vendosë t’i japë fund një karriere të jashtëzakonshme apo do të vazhdojë aventurën në futbollin saudit. /Telegrafi/