Belgjika kombëtarja e parë që kualifikohet në EURO 2020
10/10/2019
Belgjika ka arritur të shënojë fitore ndaj San Marion me rezultat 9-0, duke e siguruar kualifikimin për në EURO 2020.
Kjo ishte fitorja e shtatë e Belgjikës në shtatë ndeshje, duke tubuar 21 pikë.
Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku shënoi dy gola në këtë takim.
Pastaj shënuan Nacer Chadli, Toby Alderëeireld, Youri Tielemans, Christian Benteke, Yari Verschaeren dhe një autogol i Cristian Brolli.
Krejt në fund shënoi Timothy Castagne për ta mbyllur ndeshjen.
Lukaku me golat e sotme e arriti shifrën e 51 shënimeve për kombëtaren. /Telegrafi/


