Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha e kishte ditur para gjashtë vjetëve se do të arrijë suksese kulmore në karrierën muzikore

2018/12/Bebe-Rexhasa.jpg
190:"NEW YORK, NY - DECEMBER 07: Bebe Rexha performs at Z100's Jingle Ball 2018 at Madison Square Garden on December 7, 2018 in New York City. (Photo by Theo Wargo/Getty Images for iHeartMedia)
28:"Getty Images for iHeartMedia

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja është duke punuar fortë në projekte të reja muzikore si dhe në albumin e ri.

Biondina jonë duket se e ka ditur që një ditë do të arrij në majat e industrisë muzikore të huaj.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka zbuluar se cilat ishin ëndrrat e saj në të kaluarën.

"I kam vendosur këto shkrime gjashtë vjet më parë. Ka të gjitha gjërat të cilat i kam ëndërruar ndër vite. Duket se ëndrrat po më plotësohen një nga një", ka shkruar ndër të tjerash ajo në rrjetet sociale.

Bukuroshja së fundi është nominuar në kategorinë "Best New Artist" si dhe " Country Duo/Group Performance" në Grammy Awards.

Ndryshe, Rexha ka paralajmëruar edhe një turne muzikore gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/