Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line nderohen me çmim të rëndësishëm nga Akademia e Muzikës Country

2019/10/bebe3-2.jpg
292:"LAS VEGAS, NV - APRIL 15: Bebe Rexha (C) performs with Brian Kelley (L) and Tyler Hubbard (R) of musical group Florida Georgia Line onstage during the 53rd Academy of Country Music Awards at MGM Grand Garden Arena on April 15, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Bebe Rexha, tashmë ka një trofe më shumë në vitrinën e saj të çmimeve.

Akademia e Muzikës Country (ACM), ka shpërblyer atë dhe grupin Florida Georgia Line, për bashkëpunimin e tyre shumë të suksesshëm, "Meant to be".

Marrjen e këtij çmimi special, artistja shqiptare e bëri të ditur përmes një rishpërndarje nga Akademia e Muzikës Country në Instagram.

"Bebe Rexha merr në shtëpi çmimin e saj të parë ndonjëherë nga ACM! Senzacioni i pop-it është një marrëse shtesë e ACM Music Event e dekadës së çmimeve me Florida Georgia Line për 'Meant to be'".

Këngëtarja me prejardhje shqiptare përndryshe ka dërguar një numër të madh çmimesh të rëndësishme në shtëpi këtë vit.

Ajo fitoi një MTV VMA për bashkëpunimin me The Chainsmokers, dhe një çmim nga iHeart Radio, po prap për këngën "Meant to be".

E njëjta pati suksesin më të madh të karrierës këtë vit, duke u nominuar për dy çmime 'Grammy', ndonëse për fat të keq nuk arriti ta fitojë asnjërin prej tyre. /Telegrafi/