Please enter at least 3 characters.

BDI: Gruevski e dëshmoi pafuqinë e tij

2016/01/f.1006204236712_m.gif

Dallime mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, si dy partnerë në qeverisje, do të ekzistojnë dhe një kohë të gjatë, derisa nuk do të përfundojë dialogu për të gjitha çështjet e hapura, thonë nga partia e Ahmetit. Qëndrimet e Gruevskit për BDI-në nuk janë asgjë e re.

"Vlerësimi i VMRO-DPMNE-së është se Ligji për Branitellat duhet të kalojë, kurse vlerësimi i BDI-së mbetet se ai ligj nuk do të kalon; vlerësimi tjetër është për emërtimin e shkollave, që VMRO mendon se është joligjor, e ne mendojmë se është tërësisht ligjor dhe legjitim. Çështjen e himnit: ne vlerësojmë dhe mbetemi në qëndrimin se ai është simbol kombëtar dhe do të mbetet si i tillë; VMRO-ja vlerëson se është provokim. Ka çështje tjera, për të cilat ne kemi theksuar dhe vazhdojmë të mbetemi në qëndrimin se kemi dallime thelbësore, por nëpërmjet institucioneve do të gjejmë mënyrë që në interes të pajtimit në shoqëri dhe perspektivës euro-atlantike të vendit të gjejmë një marrëveshje ose një fjalë të përbashkët për këto dallime që i kemi", tha zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, duke komentuar fjalimin e mbrëmshëm të kryeministrit Gruevski, tha se pavarësishtë deklaratave të Gruevskit, do të zgjidhet edhe statusi I UÇK-së.

"Sipas meje, nuk kishte asgjë të re. Ekzistojnë dallimet mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, si dy partnerë legjitim në qeverisje. Edhe një kohë të gjatë do të ekzistojnë, derisa nuk do të përfundojë ky dialog; derisa nuk do të gjendet një kompromis. Çështjet të cilat janë të hapura kanë mbështetje në Marrëveshjen Politike të Ohrit dhe të gjithë qytetarët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, duke përfshirë edhe familjarët dhe invalidët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Faktikisht, Gruevski është kryetar edhe i partisë së vetë dhe ne jemi funksionarë politikë që normalisht prezantojmë dhe promovojmë idetë politike të partive tona. Por, ne luftën do ta bëjmë në kuadër të institucioneve. Jemi legjitim dhe betejën do ta vazhdojmë deri në fund. Ky është edhe qëllimi i asaj që BDI të mbetet në kuadër të institucioneve për të realizuar qëllimet e veta programore", deklaroi Xhaferi për “Alsat-M”.

Pavarësisht dallimeve të shumta në pika të rëndësishme që prekin marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, VMRO-DPMNE BDI edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të drejtojnë qeverinë. Në çfarë forme dhe a do të tejkalojnë të njëjtat probleme, kjo mbetët të shihet. /Telegrafi/