Please enter at least 3 characters.

Bayern Munich merr fitoren e dytë, mposht në shtëpi Freiburgun  

2024/09/Screenshot-2024-09-01-192820.png

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Freiburg me rezultat 2-0 në kuadër të javës së dytë të Bundesligas. Pas disa rasteve me Michael Olise, për të parë golin e parë u desh të pritet fundi i pjesës së parë.Pas një prekje me dorë në zonë të Christian Gunter, me rishikimin e VAR u vendos për penallti.Harry Kane ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.Serge Gnabry asistoi te Thomas Muller që gjeti rrjetën për 2-0.

Bayern Munich me këtë fitore ka 6 pikë, ndërsa Freiburg mbetet me 3 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore