Please enter at least 3 characters.

Bayern Munich fiton garën për transferimin e Ramseyt

2018/11/Ramsey-Arsenal-8.jpg
250:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 11: Aaron Ramsey of Arsenal reacts during the Premier League match between Arsenal FC and Wolverhampton Wanderers at Emirates Stadium on November 11, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munichu thuhet se e ka fituar garën për nënshkrimin e mesfushorit uellsian, Aaron Ramsey.

Ramsey është në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe ka nuk pritet rinovim i kontratës së tij.

Ylli i Uellsit gjithashtu ka deklaruar disa herë se do të largohet në fund të sezonit nga Emirates si lojtar i lirë.

Situata e tij e krijuar te Arsenali ka bërë që shumë klube evropiane të vihen pas tij për të fituar shërbimet me parametra zero.

Megjithatë, sipas Independent, mesfushori i Arsenali është në rrugë për tu bashkuar me Bayern Munichun gjatë verës.

Klubi nga Allianz Arena thuhet se e ka fituar garën për të nënshkruar me 27-vjeçarin si transferim i lirë pas bisedave me përfaqësuesit e tij.

Ramsey thuhet se do të nënshkruaj kontratë afatgjatë me Bavarezët, ndërsa një para-kontratë pritet të vijë gjatë janarit.

Në garë për yllin e Arsenalit ishin edhe klubet rivale të Ligës Premier, Liverpooli dhe Chelsea, ndërsa në Serie A pëlqehej nga Roma. /Telegrafi/