Please enter at least 3 characters.

Bayern Munich e nis me fitore, në ndeshjen me rikthime në rezultat  

2024/08/Screenshot-2024-08-25-172915.png

Bayern Munich ka marr fitore ndaj Wolfsburg si mysafir me rezultat 3-2 në ndeshjen hapëse të Bundesligas.  Bavarezët e nisën furishëm ndeshjen duke krijuar disa raste, me Serge Gnabry, Harry Kane dhe Joshua Kimmich, por nuk arritën të shënonin.U desh të pritej minuta e 21-të, kur Jamal Musiala shënoi gol pas asistimit të Sacha Boey për 1-0.Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte shumë më interesante.

Wolfsburg fitoi penallti në start ku Lovro Mejer arriti ta kthej në gol për 1-1.Nuk vonoi shumë dhe Ujqërit morën epërsinë, me Mejer që shënoi për 2-1 pas asistimit të Patrick Wimmer. Shifrat u barazuan në 2-2, fal një autogoli të Jakub Kaminskit, i cili mposhti portierin e tij. Bayern Munich arriti të marr epërsinë dhe për rrjedhojë edhe fitoren me golin e shënuar në minutën e 83-të me Serge Gnabry për 3-2.

Pasi e humbi titullin sezonin e shkuar, me ardhjen e Vicent Kompany si trajner, tashmë Bayern Munich do të kërkojë të kthejë trofeun. /Telegrafi/