Please enter at least 3 characters.

Bashkohen Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, kësaj radhë për filmin “Fast Times At Ridgemont High”

2020/08/GettyImages-1200626134-e1597758462741.jpg
270:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 19: (EXCLUSIVE COVERAGE) Brad Pitt and Jennifer Aniston attend the 26th Annual Screen Actors Guild Awards at The Shrine Auditorium on January 19, 2020 in Los Angeles, California. 721313 (Photo by Emma McIntyre/Getty Images for Turner)
23:"Getty Images for Turner

Aktorët e njohur, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston do të bashkohen sërish, por kësaj radhë për një film.

Dyshja, që dikur kishin qenë të martuar, do të luajnë në filmin “Fast Times At Ridgemont High”, i cili përkon zhanrit komedi të vitit 1982, shkruan Daily Mail.

Një gjë e tillë është bërë e ditur gjatë ditës së djeshme (e hënë), nga Pitt dhe Jimmy Kimmel.

Brad Pitt (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Krahë dy aktorëve do të luajnë edh të tjerë, sikurse: Julia Roberts, Mattheë McConaughet, Shia LaBeouf, Morgan Freeman, Henry Golding, Sane Cook dhe Sean Penn.

Brad për herë të parë i ishte bashkuar aktores në serialin “Friends”, një vit pas martesës së tyre.

Jennifer Aniston (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Ani pse dikur lidhja e tyre ishte mjaft e ngushtë, në anën profesionale nuk është se kanë pasur shumë bashkëpunime.

Çifti i dikurshëm ishin ndarë në vitin 2005, ndërsa më vonë aktori u martua me Angelina Jolie, me të cilët është ndarë para katër vitesh. /Telegrafi/