Please enter at least 3 characters.

Bashkëshortja e Elinelit ndalohet me veturë nga policia, reperi bën shaka duke e xhiruar nga larg

2018/05/elinel-e1525469949567.gif

Reperi i njohur Elinel së fundmi publikoi bashkëpunimin e tij më të ri me MC Kreshën, këngën e titulluar "Për familje".

Ky bashkëpunim i tyre është pritur mirë nga fansat e të dyve, ndërsa është çmuar shumë tema të cilën e trajton kjo këngë.

Elinel ka qenë shumë aktiv gjatë gjithë vitit me projekte muzikore, ndërsa është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Të shumta janë rastet kur reperi ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, e ndërsa nuk mungojnë edhe fotografitë me familje.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku ka treguar se si bashkëshortja e tij, Klementina, është ndaluar nga policia gjatë ngasjes me veturë.

Ai ka shkruar me shaka në mbishkrimin e imazheve se gruaja e tij është gangstere, dhe se arsyeja se pse ka shpëtuar nga dënimi prej policisë, ka qenë fakti se ajo është bashkëshortja e një reperi si Elinel.

"Shpëton se je gruaja e Elinelit normal...thuaj Ellit kënga 'Për familje' shumë e fortë", ka shkruar me shaka reperi në mbishkrimin e fotografisë.

Nga pamjet e shfaqura, duket se kjo ndalesë nga policët asaj i është bërë në rrugën B në kryeqytet, shumë pranë apartamentit të çiftit. /Telegrafi/