Please enter at least 3 characters.

​Basha i bindur për suksesin e Elhaidës

2016/01/a-e-dinte-elhaida-se-do-ta-fitoj-euml-festivalin-e-rtsh-s-euml_hd.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, priti sot në një takim këngëtaren Elhaida Dani, përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin evropian të këngës dhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH-së, Martin Leka.

Basha ka shprehur vlerësimin më të lartë për talentin e Elhaidës dhe për këngën e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Kryebashkiaku Basha theksoi se shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve do të mbështesin fuqimisht këngëtaren shqiptare në Eurovision dhe shprehu bindjen se performanca e saj do të vlerësohet dhe do të bëjë krenarë çdo shqiptar.

Pas suksesit në “The Voice of Italy”, ku Elhaida Dani u shpall fituese, festivali evropian i këngës ku ajo do të përfaqësojë Shqipërinë është një tjetër sfidë për të. /Telegrafi/