Barcelona i afrohet kërkesës së Cityt, zbulohet oferta e re për Rodrin
Barcelona ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e Rodrit nga Manchester City, duke paraqitur një ofertë dukshëm më të lartë për mesfushorin spanjoll.
Sipas një raportimi të Paul Joyce në The Times, Barcelona ka bërë ofertën e dytë zyrtare për Rodrin, e cila kap vlerën e 60 milionë eurove fikse, plus bonuse.
Kjo ofertë vjen pasi Manchester City refuzoi propozimin e parë të klubit katalunas dhe tregon qartë se Barcelona është e gatshme të bëjë një hap përpara për ta bindur klubin anglez.
Oferta e parë e Barcelonës ishte në vlerën e 45 milionë eurove, por City nuk ishte i gatshëm ta pranonte një shumë që konsiderohej dukshëm më e ulët se pritshmëritë e tyre.
🚨🔵🔴 Barcelona have already made new verbal proposal to Manchester City for Rodri worth €60m with add-ons.
Man City insist on €80m valuation to sell Rodri, Barça remain confident to close.
Half way between €60m bid and €80m can be the solution, with add-ons key. pic.twitter.com/9MSyTf0luZ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 12, 2026
Manchester City e kishte bërë të qartë se Rodri nuk do të largohej për një shumë relativisht të ulët, pavarësisht faktit se mesfushori ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.
Raportimet nga Anglia kanë bërë të ditur se City e vlerëson Rodrin rreth 80 milionë euro, duke e bërë negociatën mjaft të komplikuar për Barcelonën.
Megjithatë, katalunasit nuk kanë hequr dorë nga objektivi i tyre dhe tani janë rikthyer me një ofertë prej 60 milionë eurosh të garantuara, së cilës i janë shtuar edhe bonuse të ndryshme.
Struktura e re e ofertës synon ta afrojë vlerën totale të transferimit me kërkesat e Manchester Cityt, pa e detyruar Barcelonën të paguajë menjëherë të gjithë shumën e kërkuar.
Për momentin, Manchester City ende nuk e ka pranuar ofertën e re, por propozimi i Barcelonës tregon se klubi katalunas është i gatshëm të afrohet me vlerësimin e anglezëve për mesfushorin./Telegrafi/


