Please enter at least 3 characters.

Barcelona fiton ndeshjen e fundit, por titullin e fiton Reali (Video)

2017/05/messi-7.jpg

Barcelona ka fituar ndeshjen e fundit në La Liga me rezultat 4-2 ndaj Eibarit.

Skuadra e Luis Enriques e ka fituar ndeshjen e fundit në kampionat, por kjo nuk ka vlejtur edhe aq pasi kanë përfunduar si nënkampion të Spanjës pas fitores së Realit.

Katalunasit e dominuan gjithë ndeshjen, por ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Takashi Inuit, i cili shënoi nga afërsia në minutën e shtatë për 1-0.

Inui ishte përsëri edhe në pjesën e dytë që shënoi golin e parë dhe të dyfishimit të epërsisë së Eibarit, ku në minutën e 61 shënoi një gol të bukur për 2-0.

Megjithatë, Barcelona arriti të kthehet shpejt në lojë dhe të shënoj tre gola, ku fillimisht u shënoi një autogol nga David Junca në minutën e 64.

Në minutën  e 70 vendasit patën mundësi të barazojnë rezultatin në 2-2, por Lionel Messi u tregua i pasaktë duke humbur një penallti.

Por, goli i barazimit nuk vonoi dhe erdhi pas vetëm tre minutave me anë të Luis Suarez, i cili shënoi pas asistimit të Paco Alcacer.

Pastaj ishte Lionel Messi që shënoi edhe dy gola dhe vulosi rezultatin përfundimtar 4-2, ku i pari erdhi në minutën e 75 nga penalltia, ndërsa i dyti i tij personal erdhi në minutën e fundit të ndeshjes. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5n8e86_44343432fdsdff_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5n8l5o_ti-02_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5n8la6_goal_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5n8mkv_penalty-goal-messi-3-2-barcelona-vs-eibar_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5n8o23_second-amazing-goal-messi-4-2-barcelona-vs-eibar_sport