Please enter at least 3 characters.

Barcelona dështon për të tretën herë me radhë në kampionat, ndalet me barazim nga Bilbao

2018/09/Messi-Bilbao.jpg
298:"BARCELONA, SPAIN - SEPTEMBER 29: Lionel Messi of FC Barcelona competes for the ball with Oscar de Marcos (L) and Dani Garcia of Athletic Club during the La Liga match between FC Barcelona and Athletic Club at Camp Nou on September 29, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka luajtur baras 1-1 në shtëpi me Athletic Bilabon në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të La Ligas.

Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde ka dështuar edhe në ndeshjen e tretë me radhë në kampionat, pasi ka barazuar me Bilbaon pas barazimit nga Girona dhe humbja nga Leganes.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë vendasve, por ishin mysafirët baskë ata të cilët gjetën të parët rrjetën.

Edhe përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, ishte vetëm Oscar de Marcos (41'), i cili shënoi për 0-1 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Festa e Bilbaos pas golit të de Marcos (Photo by David Ramos/Getty Images)

Në pjesën e dytë, Valverde futi në lojë Lionel Messin dhe Sergio Busquetsin për të kërkuar fitoren, por nuk arritën më shumë se një barazim.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 84-të me anë të Munir El Hadadit, i cili shënoi nga afërsia për 1-1 pas asistimit të Messit dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

El Haddadi barazoi nga afërsia (Photo by David Ramos/Getty Images)

Pas këtij barazimi, katalunasit vazhdojnë të kryesojnë me 14 pikë, ndërsa Bilbao renditet në vendin e 14-të me shtatë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Barcelona udhëton te Valencia, ndërsa baskët e presin Real Sociedadin. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6ug7ti

https://www.dailymotion.com/video/x6ug95l