Please enter at least 3 characters.

Barca favorite ndaj Ceutas në Kupën e Mbretit – formacionet bazë

2023/01/ceuta.jpg

Barcelona është mysafire e AD Ceuta FC në fazën e 1/8 së finales në Kupën e Mbretit.

Katalunasit janë favoritë për të vazhduar në çerekfinale të Copa del Rey, duke qenë se kundërshtari i tyre bën gara në ligën e tretë të sistemit të futbollit spanjoll (1ª RFEF – Group 1).

Trajnerët Jose Juan Romero dhe Xavi Hernandez i kanë zgjedhur lojtarët që do ta nisin sfidën nga minuta e parë.

Formacioni startues i Ceuta: Mejias; David, Alain, Robin, Juan Gutierrez; Alberto Reina, Aisar, Gonzalez, Adri Cuevas; Jota, Rodrigo.

Formacioni startues i Barcelonës:Inaki Pena; Bellerin, Eric, Marcos Alonso, Jordi Alba; Sergi Roberto, Kessie, Pablo Torre; Raphinha, Lewandowski, Ferran Torres.

/Telegrafi/