Please enter at least 3 characters.

"Barazimi kundër Milanit, rezultat real" - Tudor duket se ka shikuar ndeshje tjetër

Pas barazimit 0-0 kundër Milanit në Allianz, trajneri i Juventusit, Igor Tudor, komentoi për performancën e ekipit të tij dhe gjendjen e lojtarëve në këtë fillim sezoni.

Duket se kroati nga ishte ulur, nuk e kishte parë lojë polotësisht, pasi deklaroi se rezultat baras ishte real.

“Një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të fortë. Morëm një pikë, donim të fitonim. Ne krijuam lojën dhe ata e krijuan lojën e tyre, kështu që një barazim është rezultat realist në fund”.

“Yildiz? E pashë të lodhur. Po ashtu, edhe Conceicao dhe David dukeshin të lodhur. Luajnë shumë ndeshje, nuk është gjithmonë e lehtë të jesh i freskët”, deklaroi Tudor për DAZN.

Tudor foli për formacionin dhe strategjinë e përdorur, që nuk i ndezi aspak në këtë ndeshje.

“Vendosëm të luanim me dy sulmues në formacionin 3-5-2. U mbuluam më mirë me tre mbrojtës qendrorë dhe donim të bënim diçka me dy sulmuesit, por për fat të keq nuk ia dolëm. Trajneri duhet të përshtatet, por gjithashtu duhet të besojë në atë që bën", deklaroi kroati.

Ai komentoi edhe gjendjen e Bremer, duke deklaruar se ai do të jetë gati pas pushimit të kombëtareve.

Juventusi dhe Milani, luajnë pa gola telegrafi.com

“Kishim shpresë që ai të luante, por pas disa shqetësimeve dhe rezonancës magnetike gjithçka është në rregull. Ai do të mungojë për pak kohë, por nuk mund ta linim të luante sepse kishte dhimbje. Mendoj se do të jetë mirë pas pushimit”, njoftoi Tudor për kapitenin e Juventusit. /Telegrafi/