Please enter at least 3 characters.

Banorët e Çashkës vazhdojnë protestën para Komunës kundër paraleles shqipe

2023/11/Screenshot_6-6-780x470-1.jpg

Dhjetëra banorë të Komunës Çashkë të Velesit po protestojnë para objektit të komunës duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për hapjen e paraleles shqipe për klasën e parë në shkollëm fillore “Todor Janev” të kësaj komune.

Protesta u zhvendos para objektit komunal për shkak se atje për vizitë ndodhej ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

Sipas Shaqirit, vizita ka për qëllim që banorëve të Çashkës t’u bëhet e ditur se hapja për herë të parë e një paralele me mësim në gjuhën shqipe është realizuar duke respektuar të gjitha procedurat e duhura ligjore.