Banesë 148.68m² në shitje te Prishtina e Re - hapësirë, lokacion dhe komoditet për jetesë moderne #13551
Nëse po kërkoni një banesë të gjerë, funksionale dhe në një zonë me zhvillim të vazhdueshëm, kjopronëte Prishtina e Re vjen si një alternativë e përshtatshme për jetesë familjare dhe investim afatgjatë.
Me lokacion në Rrugën “Behar Begolli”, brenda kompleksit Linda Premium Residence, ndërtim nga AL Trade, banesa ofron rehati për jetesë familjare dhe potencial të mirë investimi.
Me sipërfaqe prej 148.68m², banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu, duke siguruar ndriçim të mirë natyral gjatë ditës. Hapësira e brendshme është e organizuar me qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Banesa është pjesërisht e mobiluar, duke përfshirë sallonin, kuzhinën dhe banjot, ndërsa sistemi i ngrohjes funksionon me energji elektrike dhe prona është e pajisur edhe me kondicioner.
Ndërtesa ka ashensor dhe hapësirë për vendparkim, ndërsa në çmim përfshihen edhe garazhi dhe depoja - një përparësi e rëndësishme për banim të përditshëm.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- 3 dhoma gjumi
- 2 banjo
- 1 Tarracë
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Perëndim, Jug
- Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo
- Sistemi i ngrohjes: KEDS
- Ashensor
- Vendparkim
- Garazh
- TV


