Please enter at least 3 characters.

Balotelli ndëshkohet padrejtësisht me karton kuq, vendos rekord (Video)

2017/02/Screen-Shot-2017-02-18-at-10.38.07-PM.jpg

Nice fitoi ndaj Lorient me rezultat 0-1, por Mario Balotelli e përfundoi takimin para kohe.

Sulmuesi italian u ndëshkua me karton të kuq, pasi gjyqtari pretendoi se Balo goditi me bërryl lojtarin kundërshtar, edhe pse ky i fundi nuk reagoi.

Të gjithë mbetën të habitur nga kjo dhe normalisht që nuk munguan protestat nga bashkëlojtarët e Balotellit.

Ky ishte kartoni i tretë sezonal për 26-vjeçarin, i cili tashmë është ndëshkuar tetë herë me të verdhë në 19 ndeshje.

Vlen të theksohet se ai ka nënshkruar edhe 11 gola. /Telegrafi/