Bale: Disfata e Barcës, motivim për Realin
10/03/2014
Bale thotë se disfata befasuese e Barcelonës nga Real Valladolid shërbeu si motivim shtesë për Madrilenët.
"Ishte ndeshje shumë e rëndësishme pasi ne e pamë ndeshjen e Barcës dje dhe kjo na dha atë movitimin, ne fituam dhe jemi të kënaqur”.
“Po, është një pozitë e mirë (të jesh në krye të tabelës). Por ne duhet ta ruajmë atë që kemi arritur dhe të vazhdojmë të bëjmë punën si zakonisht. Ne ende kemi shumë ndeshje të vështirë para nesh”, ka thënë Bale. /Telegrafi/


