Baby G publikon "Enough", vjen me skena të nxehta në klipin e ri (Video)
05/05/2017
Këngëtarja e re Baby G ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin "Enough".
Kënga është punuar nga dyshja Zzap dhe Chriss, ndërsa ekskluzivitetin e saj e mban kompania e njohur ndërkombëtare 'Sony Music', me të cilën këngëtarja nëshkroi kontratë pak muaj më parë.
"Enough" është realizuar edhe me klip, në të cilin Baby G vjen me disa skena mjaft të nxehta, duke ekspozuar linjat e saj të përkryera.
Klipi është punuar nga produksioni kosovar XL Films. /Telegrafi/


