Please enter at least 3 characters.

Azemi paralajmëron kallëzim penal: Do t’i drejtohemi prokurorisë për skandalin e njehsorëve

Dyshimet për manipulim të njehsorëve elektrikë dhe faturim të padrejtë të qytetarëve kanë marrë dimension të ri, pasi paralajmërohet përfshirja e organeve të drejtësisë në këtë çështje.

Në “Përballje Podcast”, Visar Azemi nga LDK ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale dhe asaj Themelore, duke kërkuar hetim të plotë për rolin e institucioneve dhe operatorëve në sektorin e energjisë.

“Kam me iu drejtu Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë Themelore… për atë edhe po i mbledh dëshmitë. Kemi të bëjmë me një keqpërdorim… i cili është multimilionësh”, u shpreh ai.

Sipas tij, diferencat në matjen e kohës nga njehsorët mund të kenë ndikuar drejtpërdrejt në faturim më të lartë të energjisë.

“Kur ti ke mendu që je tu e shfrytëzu energjinë më të lirë…, realisht e ke shfrytëzu më të shtrenjtë, sepse njehsori ka matë gabimisht. Duhet me u gjet shkaktari kryesor dhe me pa çfarë dëmi është shkaktu”, ka potencuar Azemi shkruan Telegrafi.

Ai thekson se çështja nuk duhet të trajtohet si rast i izoluar, por si problem sistemik.

Azemi shton se hetimi duhet të përfshijë edhe periudhën e kaluar dhe jo vetëm zhvillimet e fundit.

“Ky skandal nuk ka fillu sot… duhet me u hetu çka ka ndodhë më herët”./Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com