Please enter at least 3 characters.

Audi do të vijë me një kombinim ndërmjet TT dhe R8

2016/04/audio.jpg

Audi është duke punuar në një automjet të ri sportiv për të mbushur hapësirën mes modelit TT dhe R8.AutoBild raporton se Audi është në bisedime me Porschen për krijimin e një veture sportive me motor mesatar që do të futej në familjen R me performanca të larta.

Sipas raportimit, modeli mund të quhet R8, ndërsa deri tani është duke u punuar nën kodin PO455.

Nuk dihen akoma detajet e veturës, por thuhet se ai do të jetë i bazuar në gjeneratën e ardhshme Porsche Boxster, me sistem që tërheqë me të gjitha rrotat.

Spekulimi për një veturë të re sportive të Audit kanë qarkulluar që nga viti 2010.