Please enter at least 3 characters.

Atletico Madridi ofron 35 milionë euro për Semedon

2019/05/GettyImages-1139385974.jpg
252:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 30: Nelson Semedo of FC Barcelona challenges Victor Sanchez of RCD Espanyol during the La Liga match between FC Barcelona and RCD Espanyol at Camp Nou on March 30, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Nelson Semedo me bujë të madhe ishte transferuar te skuadra spanjolle e Barcelonës.

Portugezi gjatë sezonit të kaluar nuk ka pasur shumë paraqitje te kataluansit edhe shkaku i lëndimeve të pësuara.

Kjo ka bërë që mos ta ketë besimin e trajnerit Ernesto Valverdes, e cila gjë i kushtoi edhe me humbjen e vendit në formacionin startues.

Nelson Semedo (Foto by Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë ekipi madrilen i Atleticos, e cila raportohet se ka bërë një ofertë në adresë të blaugranave.

Klubi i drejtuar nga trajneri Diego Simeone thuhet se është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro, e cila shumë është më shumë se sa Barcelona kur e pagoi Benficën me rastin e blerjes - 20 milionë.

Ndryshe, 25-vjeçari në dy sezonet e fundit në total ka pasur 50 paraqitje për Barcën dhe ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/