Please enter at least 3 characters.

Asensio kërkon t'i bashkohet Ronaldos te Juventusi

2018/11/Ronaldo-Asensio.jpg
314:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 09: Cristiano Ronaldo (L) of Real Madrid CF celebrates scoring their second goal with teammate Marco Asensio (R) during the La Liga match between Real Madrid CF and Sevilla FC at Estadio Santiago Bernabeu on December 9, 2017 in Madrid, Spain . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Marco Asensio thuhet se dëshiron të bashkohet në Juventus me ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldon.

Ylli spanjoll, Asensio, thuhet se është duke e diskutuar të ardhmen e tij dhe mund të kemi një largim nga Santiago Bernabeu.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, drejtuesit e Real Madridit kanë perceptuar disa lëvizje nga Asensio në drejtim të Juventusit.

E gjithë kjo pasi anësori spanjoll është i mahnitur nga pritja që Ronaldo mori nga tifozët e Juventusit në sezonin e kaluar.

Ronaldo dhe Asensio duke festuar së bashku një gol te Real Madridi (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Gazeta shpjegon se Alvaro Morata gjithashtu i tregoi atij gjëra të mrekullueshme për Torinon dhe Bianconerët gjatë kohës së kaluar në Allianz Stadium.

Për më tepër, spanjolli do të jetë i mendimit se ai mund të bëjë një hap të mëtejshëm në cilësi nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.

Besim në këtë pikë i jep përparimi i sulmuesit Morata dhe mesfushorit Paul Pogba.

Asensio mendohej se do ishte njëri nga lojtarët që do të rritej në mungesën e Ronaldos, por 22-vjeçari paralajmëroi çuditërisht se ai nuk mund ta mbaj këtë ekip. /Telegrafi/