Please enter at least 3 characters.

Asamoah e mirëpret Marottan te Interi

2018/11/KwadwoAsamoah-2-e1542835285675.jpg
273:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 24: Kwadwo Asamoah of FC Internazionale runs with the ball during the Group B match of the UEFA Champions League between FC Barcelona and FC Internazionale at Camp Nou on October 24, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Kwadwo Asamoah ka thënë se do të jetë kënaqësi të punojë me Giuseppe Marottan, para arritjes së tij zyrtare te Interi.

Ish-menaxheri gjeneral dhe shefi ekzekutiv i Juventusit do të angazhohet në hierarkinë e Nerazzurrëve.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Akoma nuk është zyrtarizuar angazhimi i tij te zikaltrit, mirëpo ganezi e njeh mirë atë, pasi pikërisht Marotta e kishte transferuar te Zonja e Vjetër.

"Është një kënaqësi të punosh me të", ka thënë Asamoah në një eveniment të Brooks Brothers në Milano.

"Ai është një drejtor me të cilin kam punuar për gjashtë vite dhe nëse vjen, atëherë do të jetë një kënaqësi për mua, sepse ka personalitet të shkëlqyer", ka shtuar mbrojtësi i krahut.

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Asamoah nënshkroi për Juven në vitin 2012 nga Udinese dhe luajti te Bianconerët deri në vitin 2018.

Në verën e këtij viti, ai nënshkroi për Interin si lojtar i lirë. /Telegrafi/