Arsenali në vend të katërt (Video)
10/02/2015
Ekipi mysafir bëri paraqitje të mirë në pjesën e parë, mirëpo ishin nikoqirët ata që u treguan efektivë para portës duke shënuar dy gola.
Një harkim të Ozil e pranoi Laurent Koscielny për të shënuar nga afërsia (27’).
Mesfushori gjerman ishte i përfshirë edhe në golin e dytë. Goditja e tij u mbrojt nga portieri Schwarzer, por topi shkoi te Theo Walcott i cili e dërgoi në rrjet (41’).
Në gjysmën e dytë, Andrej Kramaric i dha shpresë ekipit të tij për të nxjerrë rezultat pozitiv (62’), megjithatë Topçinjtë e mbrojtën epërsinë deri në fund.
Pas kësaj fitoreje, Arsenali pozicionohet në vend të katërt në tabelë me një pikë më shumë se Manchester Unitedi që këtë xhiro luan kundër Burnleyt. /Telegrafi/


