Please enter at least 3 characters.

Arsenali kërkon pikët e plota në udhëtim te Newcastle - formacionet zyrtare

2023/05/new.png

Arsenali është mysafir i Newcastle United për duelin që luhet në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të luhet në stadiumin St. James Park.

Për këtë ndeshje, Magpies do të jenë pa Jamal Lascelles, Krafth dhe Fraser, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Arsenali nuk mund të llogarisë në Mohamed Elnenyn, William Saliban dhe Takehiro Tomyasun, që po ashtu janë të lënduar.

Formacionet startuese:Newcastle: Pope, Trippier, Botman, Schar, Burn, Joelinton, Willock, Guimaraes, Murphy, Wilson, Isak.

Arsenal: Ramsdale, Zinchenko, Kiwior, Gabriel Magalhães, White, Xhaka, Jorginho, Ødegaard(c), Martinelli Silva, Saka, de Jesus. /Telegrafi/