Please enter at least 3 characters.

Arsenali ia shkakton humbjen e parë Solskjaerit në Ligën Premier si trajner i Unitedit, Xhaka protagonist

2019/03/Granit-Xhaka2-e1552242032556.jpg
291:"LONDON, ENGLAND - MARCH 10: Granit Xhaka of Arsenal celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Arsenal FC and Manchester United at Emirates Stadium on March 10, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka arritur fitore ndaj Manchester Unitedit në Ligën Premier me rezultat 2-0.

Ishte një ndeshje e mirë dhe me raste nga të dy anët, por ishin Topçinjtë skuadra me fat.

Man Utd e nisi mirë, në minutën e nëntë Romelu Lukaku kishte rast të mirë për gol, por në fund goditi shtyllën. Nuk kaloi shumë dhe erdhi goli nga Arsenali, Granit Xhaka shënoi në minutën e 12-të me një goditje të fortë nga distanca për golin e katër sezonal.

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim Djajtë e Kuq provuan ta barazojnë rezultatin së pari me Fred (19'), pastaj edhe me Lukakun (36'), por Bernd Leno nuk lejoi që të tundet rrjeta e portës së tij.

Pjesa e dytë filloi me rastin e Lukakut (51'), por Leno edhe një herë bëri një pritje të mirë.

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Kur të gjithë menduan se mysafirët do të barazonin rezultatin, Fred bëri një ndërhyrje të palejuar në zonë dhe gjyqtari kryesor akordoi penallti, e cila më pas u shndërrua në gol nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Në vazhdim nuk kishte ndonjë rast serioz për gol, loja kryesisht u zhvillua në mesfushë. Pas kësaj fitore Arsenali ngjitet në vendin e katër me 60 pikë, dy më shumë se Man Utd një pozitë më poshtë.

Në xhiron e radhës Topçinjtë do të luajnë kundër Newcastles, ndërsa Djajtë e Kuq ndaj Watfordit. /Telegrafi/