Please enter at least 3 characters.

Arsenali fiton me goleadë ndaj Nottinghamit

2019/09/ArsenalNottingham-2.jpg
357:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 24: Gabriel Martinelli of Arsenal celebrates scoring his teams first goal of the game with Calum Chambers, Emile Smith Rowe and Reiss Nelson during the Carabao Cup Third Round match between Arsenal FC and Nottingham Forrest at Emirates Stadium on September 24, 2019 in London, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali është treguar bindës në fitoren prej 5-0 kundër Nottingham Forestit, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup) që u zhvillua në Emirates Stadium.

Vetëm një gol u realizua në pjesën e parë, kur pas një asistimi të bukur nga Calum Chambers, Gabriel Martinelli e dërgoi topin në rrjetë (31').

Në gjysmën e dytë, Rob Holding e dyfishoi epërsinë e Topçinjve (71'), kur u asistua nga Reiss Nelson. Joseph Willock e ngriti akoma më shumë avantazhin (78') me ndihmën e Hector Bellerin.

Mesut Ozil luajti në ndeshjen ndaj Nottingham Forrest (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Golin e katërt për skuadrën vendase e shënoi Reiss Nelson, ndërsa asistimin e dhuroi  Chambers, për të dytën herë në këtë takim.

Në minutat shtesë (90'+2), Martinelli e shënoi golin e dytë personal në këtë takim dhe të pestin për skuadrën e tij.

Falë këtij triumfi, Arsenali është kualifikuar në raundin e katërt të kësaj kupe dhe do të shpresojë që të shkojë sa më larg. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x7lo6sx

https://www.dailymotion.com/video/x7lo9om

https://www.dailymotion.com/video/x7lo9w8