Please enter at least 3 characters.

Arrihet marrëveshja mes palëve, Joao Cancelo udhëton drejt Munichut për teste mjekësore te Bayerni

2023/01/0_Joao-Cancelo-brutally-chopped-by-Pep-Guardiola-as-Man-City-sanction-late-Bayern-move.jpg

Bayern Munich ka bërë goditjen e madhe në afatin kalimtar të janarit.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka siguruar shërbimet e mbrojtësit portugez, Joao Cancelo nga Manchester City.

Drejtuesit e Bayernit kanë gjetur marrëveshje me Cityn për huazimin e portugezit në Allianz Arena, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

28-vjeçari do të kaloj gjashtë muaj si huazim dhe Bayerni do ta ketë të drejtën e blerjes për 70 milionë euro.

Reprezentuesi portugez tani ndodhet në Munich për teste mjekësore dhe pasi t'i kalon ato do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Bayernit.

Cancelo ka qenë një nga pikat e forta të Man Cityt, por këtë edicion ai nuk është preferuar shumë nga Pep Guardiola. /Telegrafi/