Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person për kanosje, konfiskohet një pistoletë

Me datën 20.08.2026, rreth orës 17:25, në stacionin policor në Kaçanik është paraqitur një ankues, i cili ka raportuar se në fshatin Doganaj, gjatë një mosmarrëveshjeje, ishte kanosur me armë zjarri.

Sipas një njoftimi për media thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar dy të dyshuar. Gjatë kontrollit, jashtë shtëpisë, në një hapësirë me barishte, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë) pa fishekë.

"Pas intervistimit të personave të dyshuar, i dyshuari B.C, 16 vjeç është ndaluar për 24 orë, ndërsa i dyshuari tjetër madhor është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar për veprat penale 'Sulmi', 'Kanosja me armë' dhe 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve' ", thuhet në njoftim. /Telegrafi/