Arrestohet një person në Kamenicë, dyshohet se i vuri zjarrin punëtorisë së babait
28/06/2026
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Kamenicë, nën dyshimin për zjarrvënie dhe tentim zjarrvënieje.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 27 qershor 2026, rreth orës 22:40, ku i dyshuari dyshohet se i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij, si dhe ka tentuar t’i vërë zjarrin edhe punëtorisë së një ankuesi tjetër.
Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/


